34 të rinj përkrahen nga MFPT-ja dhe GIZ-i për hapjen e bizneseve

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 13:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit, zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me GIZ, raporton Ekonomia Online.

Nga ky program kanë përfituar 34 të rinjë e të reja të cilët do të kenë mundësi që të hapin bizneset e tyre.

Ministri Hekuran Murati, ka thënë se ky program përfshinë trajnimi, mbështetje financiare dhe monitorimi i vazhdueshëm.

Ai tha se grantet individuale do të jenë në vlerën e 3 mijë eurove e po ashtu të rinjëve do t’u ofrohet edhe monitorim për muajt e parë të biznesit.

“Masa e vetëpunësimit e cila përbëhet përmes disa komponentëve, trajnimi, mbështetje financiare dhe monitorim i vazhdueshëm. Në fillim kanë qenë të trajnuar 175 të rinjë dhe të reja në ndërmarrësi dhe zhvillim të planit të biznesit e ku pastaj prej tyre 34 nga këto plane janë përzgjedhur si më të mirat nga komisionet. Tashmë ato plan biznese do të jetësohen edhe përmes mbështetjes financiare. Përveç mbështetjes financiare siç u tha për grante individuale deri në vlerë prej 3 mijë euro gjithashtu do të ofrohet edhe monitorim për muajt e parë të biznesit”, ka thënë ai.

Drejtor i GIZ Kosova, David Oberhuber, ka thënë se idea kryesore për këtë program është që të zhvillojnë një treg aktiv të punës apo shërbime që agjencia e punësimit mund të u ofroj të rinjëve.

“Ideja jonë kryesore është që të zhvillojmë një treg aktiv të punës apo shërbime që agjencia e punësimit mund t’ u ofroj të rinjëve në veçanti por edhe qytetarëve në përgjithësi. Ajo që po diskutojmë sot është skema më e ndërlikuar dhe për këtë arsye numri është më i vogël. Ajo që ka qenë me rëndësi për ne është që në këtë pilot skemë, ministria i paguan grantet, ne vetëm ofrojmë shërbime këshilluese në afat të mesëm”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Kosovës Jehona Rexha,  ka thënë se fokusi ka qenë në mbështetjen e ideve të biznese që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale.

“Jemi fokusuar në mbështetjen e ideve të biznese që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale. Kemi mbështetur të rinjtë që dëshmojnë që të trasformojnë idetë e tyre inovative në realitet përmes një procesi të mirëstrukturuar që përfshinë trajnimin, financimin dhe monitorimin”, ka thënë ajo.

Të ngjashme