385 000 € për funksionalizimin e Zonës Ekonomike të Lipjanit

Lipjan | 22 Maj 2017 | 14:36 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), së bashku me Komunën e Lipjanit, do të bashkëfinancojnë me 385 000 Euro ndërtimin dhe funksionalizimin e “Parkut Industrial” në Qylagë të Lipjanit, në të cilën do të vendosen rreth 100 biznese.

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmetet Bajrami, dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e këtij projekti, raporton Ekonomia Online

Vlera e investimit në këtë projekt për vitin 2017 është 385 000. Prej kësaj shume, MTI-ja kontribuon me 345 000 euro, ndërsa Komuna e Lipjanit me 40 000 euro.

Bajrami tha se në bashkëpunim me komunat po mundohen të krijojnë një ambient më të mirë për të bërë biznes.

“Për këto dy vite ka arritur që numrin Zonave Ekonomike në ta bëjë në tetë; njëra prej tyre është kjo në komunën e Lipjanit. Ne sot kemi ardhur këtu që ta nënshkruajmë marrëveshjen për bashkëfinancim për Zonën Ekonomike në Lipjan, e cila shumë shpejt do të funksionalizohet dhe ku pritet të vendosen mbi 100 biznese”.

“Komuna e Lipjanit ka një numër të madh të bizneseve dhe bashkë me komunën po mundohemi të krijojmë një ambient më të mirë të biznesit”, ka shtuar Bajrami.

Sipas ministres Bajrami, Qeveria e Kosovës ka shënuar rezultate të konsiderueshme ekonomike dhe është e kënaqur që po e çojmë më tej procesin e ndërtimit të zonave industriale përmes të cilave lehtësohet shumë puna e bizneseve.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili i takon të njëjtës parti si ministrja Bajrami (LDK), tha se kjo zonë ekonomike do të jetë një adresë për investitorët.

Sipas tij, Parku i Biznesit në Lipjan do të mundësojë lokacion shumë të përshtatshëm dhe me kosto tejet të ulët për kompanitë vendore dhe të huaja që të zhvillojnë afarizëm dhe mundësuar krijimin e vendeve të reja të punës.

“Kjo zonë ekonomike do të jetë një bazë për investitorët dhe ky kontribut është me benefite të reja që do të mundësoj investitorëve një adresë se ku do t’i ngrisin investimet e tyre”, ka thënë Ahmeti.

 

Të ngjashme