40 aksidente për 24 orë

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

40 aksidente trafiku kanë ndodhur që prej mbrëmë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Prej tyre, 15 kanë qenë me të lënduar kurse 25 pa lëndime në njerëz.

Edhe numri i gjobave që iu janë shqiptuar qytetarëve për mosrespektim të rregullave të trafikut po del të ketë qenë u madh. Numri i tyre shkon në mbi 1 mijë e 200 tiketa.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 17 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, derisa tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme