40 ditë paraburgim për serbin që kërkohet nga Zvicra për grabitjen e një banke

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Janë caktuar 40 ditë paraburgim për Aleksandër Raduloviq i cili kërkohet nga Zvicra për grabitjen e armatosur të një banke.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit bazuar edhe në fletëarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Zvicrës dhe kërkesës për arrestimin dhe ekstradimin e të njëjtit.

Raduloviq u arrestua para dy ditësh nga Policia e Kosovës në bazë të fletëarrestit të lëshuar nga INTERPOL-i.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.R., bazuar edhe në fletë arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Zvicrës dhe kërkesës për arrestimin dhe ekstradimin e të njëjtit, për shkak të veprës penale Grabitje e armatosur të një banke nga neni 140 te Kodit Penal te Zvicrës”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.R.. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë ditëve) , në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPK-së”.

“Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ngase në bazë të të gjitha rrethanave prezente ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe për ketë Shteti Zviceran përmes INTERPOLIT ka parashtruar Flet arrest ndërkombëtar për arrestimin e A.R., kështu që nëse i njëjti do të gjendet në liri do të arratiset dhe në këtë mënyrë do të pamundësonte procedurën e ekstradimin nga shteti kërkues”.

Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme