40 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 29 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa tetë nga ta janë në gjendje më të rëndë. Kështu bëjnë të ditur nga spitali.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 229 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.