Shembet hyrja e Komisariatit numër 6 në Tiranë. Mësohet se si pasojë e shembjes së hyrjes së Komisariatit nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ndërkohë sot po punohet për rikonstruksionin e Komisariatit. Tashmë janë vendosur skela në pjesën hyrëse ku ndodhi dhe incidenti. Kujtojmë se në janar të këtij viti godina […]
5 muaj pas inagurimit, shembet hyrja e komisariatit në Tiranë

Shembet hyrja e Komisariatit numër 6 në Tiranë.
Mësohet se si pasojë e shembjes së hyrjes së Komisariatit nuk ka persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ndërkohë sot po punohet për rikonstruksionin e Komisariatit.
Tashmë janë vendosur skela në pjesën hyrëse ku ndodhi dhe incidenti.
Kujtojmë se në janar të këtij viti godina e këtij komisariati u inagurua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.


















