Ekonomia Online
FUNDIT

55 vjeçarja shqiptare vdes në një aksident në Itali

55 vjeçarja shqiptare vdes në një aksident në Itali

Një 55 vjeçare shqiptare ka vdekur në një aksident në Itali. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso. Sipas mediave italiane në aksident u përfshinë dy makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një Audi A6. Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe […]

Një 55 vjeçare shqiptare ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso.

Sipas mediave italiane në aksident u përfshinë dy makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një Audi A6.

Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos.

Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6, shkruan Abcnews.al.

55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën.

Trupi i saj mbeti i bllokuar automjet, pas përmbysjes.

Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth dy orësh.

Të ngjashme