659 raste aktive me COVID në Kosovë

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Kosovë janë 659 raste aktive me COVID-19.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja, ndërkaq janë shëruar edhe 32 qytetarë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 223 mijë e 572.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.

Deri më sot 820 mijë e 11 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 99 mijë e 780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme