68 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve të realizuara, 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 15 raste , Kumanovë 18, Prilep 14, Tetovë dy, Strugë 10, Veles gjashtë, Manastiri një, Gostivar një dhe Koçani një.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet mbetet 34.

Të ngjashme