Ekonomia Online
FUNDIT

74 vjet të daljes së numrit të parë të “Rilindjes”, 17 nga ndërprerja

74 vjet të daljes së numrit të parë të “Rilindjes”, 17 nga ndërprerja

Në këtë 12 shkurt 2019 gazeta tradicionale e Kosovës ‘Rilindja’ do të festonte 74 vjetorin e daljes së numrit të parë. Por, në këtë vit jubilar, të 20 vjetorit të çlirimit e 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, mbushen 17 vjet pa këtë gazetë, kur (më 21 shkurt 2002), u bë dëbimi prej shtëpisë së […]

Në këtë 12 shkurt 2019 gazeta tradicionale e Kosovës ‘Rilindja’ do të festonte 74 vjetorin e daljes së numrit të parë. Por, në këtë vit jubilar, të 20 vjetorit të çlirimit e 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, mbushen 17 vjet pa këtë gazetë, kur (më 21 shkurt 2002), u bë dëbimi prej shtëpisë së saj. Që atëherë, sipas kryeredaktorit të fundit të ksaj gazete, Behlul Jasharit, janë nxjerrë rreth 40 numra protestues, të jashtëzakonshëm, të kohëpaskohshëm të “Rilindjes”.

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindjes nisi të dalë para 74 viteve në 12 shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana. Si në filmin shqiptar “Udha e Shkronjave”…

“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës ‘Rilindja’, që mbanë datën 12 fruer (shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë.

Numri i parë i gazetës Rilindja u shtyp në një tirazh prej më se 3.000 ekzemplarësh dhe u shpërnda në gjithë Kosovën. Në fillimet e saj, në rrethanat e një shkalle të lartë të analfabetizmit të asaj kohe në Kosovë, gazeta ‘Rilindja’ u përdor edhe për mësimin e shkronjave shqipe, shkrimit e leximit.

Më 11 qershor 1950, Rilindja (që rëndom dilte një here në javë) njoftonte se, “tash e mbas del dy herë në javë, t’ejtën dhe të shtunen”.

Më pastaj, gazeta Rilindja shpeshtoi daljet dhe që nga fundi i nëntorit të vitit 1958 filloi të botohet përditë.

E përditshmja Rilindja me fizionomi të re, me ngjyrën e kaltër, që iu shtua faqeve bardhezi, filloi të dalë edhe të dielave nga 17 prilli i vitit 1966.

doli deri më 7 gusht të vitit 1990, kur u ndërpre forcërisht nga milicia e atëhershme serbe, që të vazhdojë të dalë me emra të tjerë herë si “Zëri”, herë “Shkëndija”, “Fjala”, “BAT”, “Pionieri”, deri sa nuk u ndal në emrin “Bujku”, që të rikthente emrin e parë pak javë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, më 1999.

Ajo ishte një regjistruese e zhvillimeve gjatë dekadave që doli. Digjitalizimi i saj do të ishte ndihmë për studiuesit e historisë së Kosovës të viteve pas Luftës së Dytë Botërore deri në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Të ngjashme