797 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 797.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,124 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Të ngjashme