8 të arrestuar, u gjetën duke luajtur bixhoz

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona u arrestuan mbrëmë në Prishtinë rreth orës 23:30 pasi që u gjetën nga Policia e Kosovës duke luajtur bixhoz.

“Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz.”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes policia në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilat shërbejnë për të luajtur bixhoz.

Por, tetë të arrestuarit u liruan me vendim të prokurorit përderisa policia njofton se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme