Aksident ndërmjet tri veturave në Vushtrri, lëndohen tre persona

| 08 Dhj 2021 | 10:19 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave.

Sipas policisë në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

“Vushtrri 07.12.2021 – 14:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës meshkuj. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme