Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës plenare, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite është mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe adresimi i presidentes Vjosa Osmani para deputetëve.
Rendi i ditës
1.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
2.Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, zonja Vjosa Osmani-Sadriu, para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
