Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajnë konferencë për media, raporton Ekonomia Online.
Konferenca do të mbahet nga ora 18:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Pritet që ata të diskutojnë mbi krizën energjetike në vend.