Banorët e lagjes “Kalabria” pas takimit me sekretarin e MMPHI-së: Nuk shkuam me formën kërcënuese por ata me kuptu situatën tonë

| 15 Mar 2022 | 14:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e lagjes “Kalabria” në kryeqytet kanë mbajtur takim me sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqin, pas protestës që ata e mbajtën para këtij dikasteri, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i kësaj lagje, Besim Krasniqi, tha se ndonëse janë takuar me përfaqësuesit e ministrive, ata nuk janë ndarë të kënaqur. Tutje ai njoftoi se pavarësisht takimit, protestën do ta mbajnë të premten para komunës së Prishtinës.

“Hyjmë brenda ne këshilli i lagjes, këshilli i protestës edhe u takuam në Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me sekretarin edhe e njoftuam me situatën. I treguam se si është miratuar plani edhe ka ardhur këtu në Ministri të Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe në Ministri të Pushtetit Lokal. Po përgjigja prej këtyre ministrive nuk është kthy me afat, është kthyer me vonesë 44 dite”.

“Komuna pas 15 dite e ka fut në gazetë zyrtare edhe është bërë i ligjshëm qaj votimi që është bë. I njoftuam me situatën edhe ata e panë të qartë situatën. Në ministrinë e pushtetit lokal u takuam në zyrën ligjore me një zyrtar edhe atë e njoftuam qysh është situata e ai na premtoi nëse bëhet diçka në komunë ndonjë vendim shfuqizues, me kohë kanë me kthy përgjigje”, tha ai.

“Shpresë, shqiptarët gjithë kanë shpresë po na kemi edhe të drejtë, jo veç shpresë. Na nuk shkuam me formën kërcënuese, shkuam me formën që ata me kuptu situatën tonë. Besoj që kjo punë ka me marr epilog për të mirë për banorët”, tha ai.

Të ngjashme