Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë se SHBA do të vazhdojë të intensifikojë përpjekjet për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin dhe për të kërkuar llogari nga aktorët e korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mikun tonë dhe aleatin e NATO-s – të bëhet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni paraqet një cenueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet dhe minon demokracinë”, ka shkruar Kim në një postim në Twitter.