Haradinaj tregon çka diskutuan me Escobarin

| 13 Dhj 2022 | 10:15 | Nga

Për të tretën herë, Gabriel Escobar i ka mbledhur n një takim të përbashkët krerët e opozitës në Kosovë.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka treguar se çka kanë diskutuar me Escobarin.

Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook, ka dhënë detaje pas takimit që ka zhvilluar me Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm për dialogun dhe Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit.

Haradinaj ka theksuar se angazhimi serioz amerikan do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Njoftimi i plotë:

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit. Besoj se ky angazhim serioz ?? do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi. Në emër të AAK-së, iu shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep ??!

Të ngjashme