Gabimi i rëndë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, reagon gjyqtari Ajeti

photo by: @Shpend Ahmeti
| 13 Shk 2023 | 13:39 | Nga

Gjyqtari i futbollit, Mentor Ajeti e ka pranuar gabimin e tij në ndeshjen kampionale midis Dukagjinit dhe Prishtinës.

Ajeti i ka kërkuar falje klubit të Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbolldashësve për gabimin e bërë në takimin e zhvilluar të dielën në Klinë.

Dukagjini triumfoi 1:0 ndaj Prishtinës në stadiumin “18 Qershori”, me prishtinasit që janë ankuar në golin e vetëm që vulosi epilogun e këtij takimi.

Madje, klubi më i trofshëm i futbollit të Kosovës nëpërmjet një komunikate pas ndeshjes kërkoi që takimi të përsëritet pasi goli i Dukagjinit, sipas tyre, kishte shkelur edhe rregullat e futbollit.

Të ngjashme