Vdes një zyrtar i Policisë së Kosovës

| 11 Pri 2023 | 09:35 | Nga

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Besnik Deliu ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit, thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policisë.

“Telegram ngushëllimi,

Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Besnik Deliu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës”, shkruhet në status.

Të ngjashme