Syla konfirmon se u sulmua nga tre persona, po trajtohet në QKUK

| 11 Pri 2023 | 23:18 | Nga

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar sonte nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Syla është sulmuar vetëm disa minuta pasi që ka dalë nga studioja e emisionit, ku ishte i ftuar për të diskutuar lidhur me gjykimin e ish-krerëvë të UÇK-së në Hagë.

Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po i trajton lëndimet e marra.

Gazetari, i cili po sulmohet për herë të dytë, ka thënë se në QKUK po i qepet koka.

“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën”, ka deklaruar ai për Kanal10.

Syla ka thënë se tre personat që e sulmuan kanë ikur me vrap pas goditjeve ndaj tij,

“Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, ka thënë ai.

Sulmohet gazetari Valon Syla, pasi doli nga emisioni televiziv

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Siç kupton Gazeta Express, tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.

Të ngjashme