Çitaku për çështjen e Klan Kosovës: Një medium i pavarur po rrezikon të mbyllet

| 11 Kor 2023 | 12:55 | Nga

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për rastin e Klan Kosovës, duke thënë se një medium i pavarur në vend po rrezikon të mbyllet.

Çitaku tha se “kanë mbetur edhe 3 ditë kohë për trajtimin e lëndës së Klan Kosovës”.

“E qartë, me këtë klasë qeverisëse, skandali po e zë skandalin.  Por, mos të harrojmë, një medium i pavarur në Kosovë po rrezikon të mbyllet.  Kanë mbetur edhe 3 ditë kohë për trajtimin e lëndës së Klan Kosovës. S’ka nënshtrim”, tha Çitaku.

MINT-i ende nuk e ka shqyrtuar ankesën e televizionit Klan Kosova në lidhje me pezullimin e licencës së biznesit, ndërsa afati për ta bërë këtë përfundon pas tri ditësh.

Të ngjashme