Bllokohen disa rrugë në Ferizaj, Ministria jep detaje

| 11 Kor 2023 | 15:29 | Nga

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 12 deri më 14 korrik, do të zhvillohen punimet për asfaltimin e zgjerimit të rrugës “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te “Parku i Lirisë” në Ferizaj.

Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të automjeteve në këto rrugë, duke filluar nga ora 08:00-17:00.

“Kërkojmë nga qytetarët që gjatë këtyre ditëve të shfrytëzojnë rrugët tjera, për të qarkulluar”.

Të ngjashme