Haxhiu: Afera “Zdravo” e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie

| 13 Kor 2023 | 11:21 | Nga

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, tha se afera “Zdravo” shpërfaq fytyrën e vërtet të kësaj Qeverie, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti po e mbron Mimoza Kusari-Lilën pasi sipas tij, ai e ka deleguar atë që të koordinohet me të deleguarin e Milan Radojqiçit.

Ai tha se Kurti tash duhet që tëi përgjigjet policit Ekrem Neziri që është plagosur për të shtrirë sovranitetin më veri dhe ushtarit të KFOR-it i cili e ka humbur këmbën, pas marrëveshjes që është arritur të hënën për de-eskalim.

“I tërë ai audio incizim, afera ‘Zdravo’ shpërfaq fytyrën e vërtet të kësaj qeverie, e cila koordinohet e bashkëpunim fshehtash me Rajdoqiçin e kërkuar nga organet e drejtësisë e të ndëshkuar nga administrata e SHBA. Në atë audio-icizim i përulet qeveria përmes përfaqësuesit të saj Rajdoqiçiq, ndërsa fol me përçmimi ndaj heroit Enver Zymberi, ndaj deputetëve shqiptarë e politikanëve të Kosovës. Folin keq e përqomjne e ofendojnë shqiptarët para përfaqësuesve të Rajdoqiçit kjo është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie. Kjo Qeveri me nuk ka as legjitimitet të qëndrojë në pushtet”, tha ai.

“Sigurisht që Albin Kurti e mbron Mimoza Kusarin sepse e ka deleguar atë që të koordinohet me të deleguarin e Radojqiçit. Pra të dy deleguar Mimoza dhe Sllavko janë njëri nga Kurti e njëri nga Rajdoqiçi. Albin Kurti duhet të përgjigjet për se të gjitha këtij favore ja ka bërë Serbisë. Pse i ka pranuar 1000 mijë teste prej Serbisë ku Vuqiçi është prezantuar si humanitar, pse i ka krijuar favore Vuqiçit në pjesën veriore dhe pse e ka sanksionu  dhe e ka izoluar Kosovën. Prandaj ky është një mision të cilin po e realizon dhe kjo është vërtetuar përmes këtyre incizimeve”.

“Ramush Haradinaj e ka pritur në zyre si kryetar i një subjekti politik deri sa nuk ka pasur as aktakuzë e as nuk ka qenë i sanksionuar  ka qenë takim publik. Mirëpo këta që e kanë linçuar këdo që është takuar me Rajdoqicin dhe Rajdoqiçat janë këta që fshehtas koordinohen me Rajdoqicin edhe për me i emëruar gjykatësit e gjykatës kushtetuese. Pra dora e Rajdoqiçit shkon deri në institucionin më të lartë të shtetit në koordinim me  Albin Kurtin”, tha ai.

“Duhet të përgjigjet së paku ndaj dy institucioneve dhe dy personave për veprimet që i ka bërë ndaj policit Ekrem Neziri që është plagosur për të shtrirë sovranitetin atje dhe ndaj ushtarit të KFOR-it i cili e ka humbur këmbën e tij për të mbrojtur institucionet e Kosovës. Ai duhet që të ju përgjigjet atyre se përse gjithë atë lëmsh e ka shkaktuar në veri që ta justifikoj Zajednicën dhe autonimin serbe ne pjesën veriore”, tha ai.

Të ngjashme