Konjufca s’i përfill kërkesat e opozitë për ndërprerje të seancës, ata e bllokojnë foltoren

| 13 Kor 2023 | 15:45 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka përfillur kërkesat e opozitës për ndërprerje të seancës. Përderisa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Këto kërkesa të partive opozitare kanë ardhur pas një përleshjeje që ka ndodhur në sallë të Kuvendit.

Konjufca, vazhdimisht ka kërkuar nga deputetë e opozitës që situatë të tejkalohet.

“… e kemi përcjell krejt situatën ministrat kanë qenë nëpër vendet e tyre. Qytetarët do ta vlerësojë. Ju jeni në ulëset e juaja do ta konsideronit edhe ju provokim nëse një ministër do të ju vinte”.

“A jeni për ta tejkaluar apo jo. Edhe kryeministri u pajtuar që kjo të tejkalohet. Qytetarët tanë janë duke e pritur këtë veprim. Jo zgjedhje shkojmë kur doni. Qeverisë do të ja rrisnit motivin që të shkonte në zgjedhje”, tha ai.

Të ngjashme