Tensione në Kuvend, Matoshi me një tjetër “performancë”

| 13 Kor 2023 | 18:17 | Nga

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka vazhduar me performancat e saj “artistike” në Kuvendin e Kosovës, kësaj here kundër ish-pushtetit.

“A ma lirë një shishe ujë a një ari tokë?!”, ka shkruar Matoshi në një letër, një aludim i qartë për privatizimin e lirë të tokave gjatë qeverisjeve të kaluara.

Postimi i saj është shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e Facebookut.

Më herët, aktorja bëri shaka me përplasjet e sotme në Kuvend. “Roundi 2”, shkruante në një fletë, me të cilën Matoshi u end në sallën e Kuvendit, sikurse bëjnë promotoret në një ndeshje boksi gjatë pauzave mes meçeve.

Ky postim me gjasë nuk i ka pëlqyer edhe aq shume VV-së, pasi nuk e ka shpërndarë.

Të ngjashme