Fetahaj për disa ditë i bie ‘pishman’ që nënshkroi me Malishevën

| 15 Kor 2023 | 13:13 | Nga

Futbollisti Liridon Fetahaj ka bërë të ditur se është larguar nga skuadra e Malishevës.

Fetahaj u prezantua te ky ekip vetëm disa javë më parë, teksa ai siç thotë po e ndërprenë kontratën për arsye personale dhe familjare.

Dua te ju njoftoj qe per arsye personale e familjare kam vendosur të ndërpres kontratën me Fc Malishevën, Faleminderit Presidentit Driton Morina qe me ka mirëkuptuar”.

“Klubit i uroj shumë suksese me tutje”.

Fetahaj, gjatë sezonit të shkuar ishte pjesë e skuadrës prizrenase Liria, që u inkuadrua nga Liga e Parë në Superligën e Kosovës. /Klankosova.tv.

Të ngjashme