Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj në grupmoshat U-22, ka siguruar fitore pa zhvilluar ndeshjen fare.
Ata ishte planifikuar që të ballafaqoheshin me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kampionatit ballkanik në rërë përcjell klankosova.tv.
Megjithatë ekipi kundërshtarë nuk arriti të luante për shkak të një lëndimi të njërit prej lojtarëve të ekipit.
“Dardanët” tani i pret sfida e vështirë kundër Rumanisë, të cilën e zhvillojnë të shtunën me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami po kërkojnë që ta sigurojë pozitën e parë në grup dhe të kalojnë në gjysmëfinale të garës.