Një burrë është arrestuar në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e sulmit lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, të cilës edhe i është ofruar tretmani mjekësorë.
Tutje, Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.