Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë Kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian.
Gjatë intervistës në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.
Sa i përket familjes së tij Sylvinho tregoi se ka komunikim shumë të mirë me vajzën dhe djalin.
Megjithatë ai habiti jo pak duke u shprehur se nuk e di se me çfarë merret vajza e tij që jeton në Madrid.
Pjesë nga biseda:
Shumë mesazhe ke marrë pas kualifikimit. Pashë Roberto Carlos në Instagram që ju përshëndeti sepse kam kontrolluar mbrëmë për ju për të zbuluar më tepër. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë ju kanë shkruar?
Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq, kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton (Mancini), me Titen nga Brazili, tani te Flamengon.
Të gjithë të lumtur…
Sylvinho: Të gjithë duke më uruar, punë shumë e mirë, e pabesueshme.
A të dërgoi Gianni De Biasi mesazh?
Sylvinho: Jo. Nuk më dërgoi
Nuk të dërgoi?
Sylvinho: Jo.