Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri në Kaçanik.
Personi i cili është intervistuar për rastin në fjalë, e kishte publikuar një video ku shihet duke gjuajtur me të.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është lënë i lirë.
Njoftimi i plotë:
Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informatë se një person në rrjetet sociale kishte postuar një video sekuencë, duke e përdorur një armë zjarri ( pistoletë).
Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, në fshatin Dubravë të Kaçanikut kanë arritur që të identifikojnë personin A.T ( M/K) i moshës 23 vjeçar, të cilin sot, datë 11.01.2024, rreth orës 14:30 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruiuar arma e zjarrit.
Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”