Kurti viziton QKUK-në, ku po trajtohen 15 qytetarët që pësuan nga bombola e gazit – Njëri në gjendje të rëndë

| 13 Jan 2024 | 23:26 | Nga

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar në orët e mbrëmjes QKUK-në, ku po trajtohen 15 qytetarët e aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës.

“Disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë. E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë”, ka thënë Kurti.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet”.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky nuk është aksidenti i parë i këtillë, dhe ka kërkuar që qytetarët të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre.

“Ndërkaq inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg”.

Të ngjashme