Policia jep detaje shtesë për të vdekurin në Qirez të Skenderajt: Arrestohet një person si i dyshuar

| 11 Shk 2024 | 08:52 | Nga

Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e vdekjes në Qirez të Skenderajt gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person është arrestuar si i dyshuar për vdekjen e viktimës.

“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme