Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

| 11 Shk 2024 | 09:40 | Nga

Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë, për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të policisë, viktima nuk ka dashur të shkojë për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 10.02.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka dashur shkojë për trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

Të ngjashme