Federata e Boksit e Kosovës po kërkon selektor të ri për seniorë

| 11 Pri 2024 | 14:37 | Nga

Federata e Boksit e Kosovës është vënë në kërkim të selektorit të ri.

Musli Zymberi ka qenë ushtrues detyre i selektorit për gjashtë muaj, ndërsa tash institucioni më i lartë i boksit kosovar po e kërkon një selektor për periudhë më afatgjate për seniorët, shkruan “Gazeta Express”.

FboxK e ka publikuar një letër në faqen e saj në Facebook, përmes së cilës e zbuloi hapjen e konkursit për aplikim për selektor, i cili do të zgjasë nga 11 deri më 21 prill.

Shtëpia e boksit kosovar i tregoi edhe kushtet që duhet t’i përmbushin aplikuesit dhe detyrat dhe punët e selektorit të ri.

Të ngjashme