Garat evropiane në futboll të organizuara nga UEFA po iu vije fundi për sezonin 2023/24 me finalet që do të zhvillohen njëra pas tjetrës.
Por shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka vendosur tanimë edhe ku do të zhvillohen finalet në vitin 2026.
Kësisoj në vitin 2026, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në kryeqytetin hungarez Budapest, më saktësisht në stadiumin Puskas Arena që është një nga më të mirët në Evropë.
?? The 2026 Champions League final will be held in Budapest, at the Puskás Aréna!
— UEFA (@UEFA) May 22, 2024
All the Executive Committee decisions: ⬇️#UCLfinal
E në vitin 2027 finalja pritet të zhvillohet në San Siro, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar një gjë e tillë shkaku se do të shikohen se si do të rrjedhin punimet për rinovimin e stadiumit.
Në garën e dytë më të madhe si Liga e Evropës, finalja e vitit 2026 do të zhvillohet në ‘Park Besiktas’ në Stamboll, derisa në vitin 2027 do të luhet në Frankfurt.
The next Europa League finals will be held in ?? and ?? !
— UEFA (@UEFA) May 22, 2024
2026: Istanbul, Beşiktaş Park
2027: Frankfurt, Stadion Frankfurt
All the Executive Committee decisions: ⬇️#UELfinal
Ndërkohë në Ligën e Konferencës si nikoqir të finaleve do t’i ketë dy shtetet Gjermania dhe Turqia: Leipzig “RB Arena” në vitin 2026 dhe Stamboll “Park Besiktas” në vitin 2027.
Upcoming Conference League finals will be held in ?? and ?? !
— UEFA (@UEFA) May 22, 2024
2026: Leipzig, RB Arena
2027: Istanbul, Beşiktaş Park
All the Executive Committee decisions: ⬇️#UECLfinal