Temperatura deri në 30 gradë Celsius

| 25 Qer 2024 | 07:31 | Nga

Të martën në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pjesshme, ku pritet të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Të ngjashme