Ndjekja e të pafajshmëve nuk sjell drejtësi për viktimat

| 06 Dhj 2024 | 21:44 | Nga

Lajmi për ndalimin e z.Hajredin Kuçit, figura me integritet dhe më emblematike në sistemin e drejtësisë të Kosovës, padyshim që është një tronditje e madhe publike.

Ky lloj lajmi jo vetëm që indinjon publikun por edhe nxitë pikëpyetje dhe dyshime mbi një koncept të rëndësishëm etik dhe juridik: ndjekja dhe ndëshkimi i të pafajshmëve nuk përfaqëson drejtësi.

Padrejtësia ndaj të pafajshmëve nuk sjell drejtësi për viktimat, dhe as nuk e përmbushë qëllimin e drejtësisë për mbrojtjen e viktimave dhe shoqërisë në tërësi.

Kur një gjykatë dështon në përfundimin e një aktakuze dhe nis një tjetër, kjo mund të ngjallë dyshime jo vetëm për efikasitetin e gjykatës por edhe keqpërdorimin e saj!

Absurde është përpjekja që përmes ngritjes së aktakuzave të reja të korrigjohen gabimet dhe dobësitë e këtij procesi të iniciuara fillimisht nga fabrikime të motivuara politikisht.

Absurditetit i bashkëngjitet edhe qeveria e Kosovës, me heshtjen e saj dhe me idenë se nuk ia ka haberin se çfarë po ndodhë me çlirimtarët!

Ashtu siç dihej dhe u bind bota se raporti i Dik Martit ishte i shpifur, edhe ky proces ditë më ditë vetëm sa po i shton bindjet për një proces të kompromituar të drejtësisë ndërkombëtare!

Mjaft është mjaft, sepse historia nuk mund të rishkruhet!

Të ngjashme