Një grup i deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë janë duke qëndruar në Kosovë, për mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve.
Përgjatë kësaj vizite, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazmend Bardhi, është takuar me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se është një kënaqësi për të dhe LDK-në, që t’i presin miqtë dhe kolegët nga PD-ja e Shqipërisë.
“Kënaqësi të presim miqtë dhe kolegët tanë nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë sidomos në arenën ndërkombëtare ka qenë i palëkundur”, ka thënë Krasniqi.