Kurti e uron Milanoviq për rizgjedhjen president i Kroacisë

| 13 Jan 2025 | 18:11 | Nga

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë.

Në një postim në platformën X, Kurti ka folur për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Urime  Zoran Milanoviq për rizgjedhjen tuaj në Presidencën e Kroacisë. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të fortë”, ka thënë Kurti. 

Të ngjashme