Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka mbajtur një tubim madhështor në qytetin e Skenderajt, shkruan Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se fitorja e datës 9 shkurt 2025 do të jetë një fitore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Skenderaji sonte dëshmoi forcë, bashkim dhe fitore të padiskutueshme. Fitorja jonë do të sjellë progres dhe zhvillim për vendin tonë,” ka thënë Beqa.
“Tubim madhështor në zemër të Drenicës e Kosovës. Skenderaji sonte dëshmoi forcë, bashkim dhe fitore të padiskutueshme. Fitorja jonë me 9 shkurt 2025 do të jetë një fitore për të gjithë qytetarët, duke sjellë progres dhe zhvillim për vendin tonë”, ka thënë Beqa.