Haradinaj nga Washingtoni: Shteti mbahet me miq

| 20 Jan 2025 | 15:23 | Nga

Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, e ka filluar ditën me takime të rëndësishme me kongresmenë, në mesin e të cilëve Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut) si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. 

Është theksuar se avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO,  janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Haradinaj është duke qëndruar në Washington, me rastin e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Të ngjashme