Osmani uron Donald Trump: Falenderoi SHBA-në për mbështetjen historike ndaj Kosovës

| 20 Jan 2025 | 19:12 | Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për betimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Ekonomia Online.

Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se fitorja e Trumpit pasqyron besimin e thellë të popullit amerikan në udhëheqësinë dhe vizionin e tij për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, vlera që lidhin ngushtë dy vendet.

Ajo falënderoi SHBA-në për mbështetjen historike ndaj Kosovës, duke nënvizuar se angazhimi i Amerikës ka shpëtuar popullin kosovar dhe ka kontribuar në krijimin e një shteti të pavarur dhe të qëndrueshëm.

Tutje, ajo shtoi se Kosova mbetet kombi më pro-amerikan në botë, dhe është e gatshme të vazhdojë të forcojë partneritetin me SHBA-në për të mirën e popullit dhe brezave të ardhshëm.

Të ngjashme