Haxhiu në Skenderaj: Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera

| 20 Jan 2025 | 20:45 | Nga

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka mbajtur një tubim me gratë në Komunën e Skenderajt, ku theksoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe mbështetjes për gratë, shkruan Ekonomia Online.

Haxhiu vlerësoi gratë si udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme, duke theksuar se ato meritojnë mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë.

Ai shtoi se barazia gjinore është një çështje që i përket gjithë shoqërisë dhe se Kosova duhet të ofrojë mundësi të reja për vajzat dhe gratë.

“Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme. Ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë. Sot takuam disa prej tyre në Skenderaj për të theksuar se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje që i përket grave, por një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë. U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë, duke i hapur atyre horizonte të pafundme”, shkroi Haxhiu.

Të ngjashme