Kandidati nga radhët e PDK-së për deputet, Hilmi Reçica ka publikuar sot një foto me këngëtarin kosovar Mozzikun, të cilin e ka quajtur rep artistin më të mirë të trojeve shqiptare, raporton Ekonomia Online.
“Kënaqësi dhe përjetim i veçantë që në mes të takimeve të shumta, të takohem me Mozzikun, mikun tim dhe rep artistin më të mirë të trojeve shqiptare”, ka shkruar ai.
Reçica po ashtu në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar dhe për tubimet tjera si në Shtërpcë dhe në Shtime.
Ndërsa, ka njoftuar se Lloshkobarja, Dremjaku, Kosina, Kosharja e Slivova janë me Bedri Hamzën Kryeministër për një të ardhme më të mirë. “Entuziazmi dhe fryma për ndryshim po ndihet kudo”, ka thënë ai.
Reçica në një postim të tij ka njoftuar se Shtërpca i thotë PO vizionit të PDK-së dhe kryeministrit në ardhje Bedri Hamza. “Bashkë për zhvillim, barazi dhe për një Kosovë ma të mirë”, thekson ai.
Reçica ka publikuar foto dhe nga tubimi, sipas tij i jashtëzakonshëm në Shtime.
Është koha për Bedri Hamzën kryeministër! Përkrahja e fuqishme e qytetarëve të Shtimes dëshmon besimin në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe drejtësi sociale. Shtimja i bashkohet frymës së ndryshimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë”, shkruan ai.
Po ashtu, ai ka njoftuar se Lloshkobarja, Dremjaku, Kosina, Kosharja e Slivova me Bedri Hamzën Kryeministër janë për një të ardhme më të mirë! “Entuziazmi dhe fryma për ndryshim po ndihet kudo”, ka thënë ai.