Prokuroria në Gjilan, gjatë 2024-ës ka ngritur aktakuza ndaj 360 personave për dhunë në familje

| 28 Jan 2025 | 10:15 | Nga

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se gjatë vitit 2024 ka shqyrtuar gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe”urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve.

“Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave. Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme