Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, raporton Ekonomia Online.
Në takim siç ka njoftuar Krasniqi, është folur për procesin zgjedhor dhe “rëndësinë e përmbylljes së tij në përputhje me standardet më të lartë demokratike”.
“Në PDK, ne respektojmë dhe njohim vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës. Urojmë që vendi të ketë sa më shpejt një qeveri të re funksionale, e cila do të adresojë sfidat dhe prioritetet shtetërore me përgjegjësi dhe dinjitet. PDK mbetet e përkushtuar ndaj një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, pavarësisht pozicionit të saj politik. Ne jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit dhe një qasjeje konstruktive, vendi ynë do të vijojë rrugën e konsolidimit demokratik dhe integrimit euro-atlantik” , ka shkruar Krasniqi.