U akuzua për sulm me armë ndaj ish-mikut të tij, Asap Rocky shpallet i pafajshëm

Prishtinë | 20 Shk 2025 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

ASAP Rocky u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë zjarri gjysmë automatike pas një gjyqi gati katër-javor në Los Anxhelos.

Reperi 36 vjeç, akuzohej  për sulmin e nisur nga  një grindje të supozuar e vitit 2021 me ish-mikun e tij A$AP Relli.

Vendimi u mor të martën pasi çështja iu dërgua jurisë të premten.

Pasi u lexua verdikti, Rocky pothuajse u rrëzua  duke përqafuar  avokatët e tij për mbështetjen përpara se të kthehej te Rihanna dhe familja e tij të ulur në rreshtin e parë të sallës së gjyqit.

Kur të gjithë mblodhën qetësinë e tyre, Rocky falenderoi emocionalisht jurinë duke thëne se i kishin  shpëtuar jetën.

Të ngjashme