Armët pa leje dhe lufta Sspeciale. A po përgatitet terreni për çarmatosjen e qëllimshme?

Prishtinë | 22 Shk 2025 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Shkruan: Hisen Berisha

Fushata për identifikimin, dënimin dhe heqjen e armëve pa leje në Kosovë po shfaqet gjithnjë e më qartë si një formë e luftës speciale. Në një kohë kur po flitet gjithnjë e më shumë për mundësinë e marrëveshjeve antikushtetuese që mund të çojnë në humbjen e territorit të Kosovës, ky aksion nuk mund të shihet thjesht si masë për rritjen e sigurisë publike. Përkundrazi, duket si një përpjekje e qëllimshme për të dobësuar gatishmërinë dhe aftësinë e popullit për t’u vetëmbrojtur.Në të kaluarën, janë dhënë disa afate procesuale për legjitimimin e armëve pa leje, duke u mundësuar qytetarëve t’i regjistrojnë ato në mënyrë ligjore. Kjo ka qenë veçanërisht e rëndësishme për ata që ndihen më të sigurt kur i disponojnë dhe aftësohen në përdorimin e tyre. Por, fushata e tanishme për çarmatimin total duket se po shpërfill këtë të drejtë ligjore dhe po synon t’i çarmatosë qytetarët në mënyrë të pakthyeshme.Historia na ka mësuar se çarmatosja e popullatës është një hap strategjik për t’i hapur rrugë imponimit të marrëveshjeve që prekin integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror. Në rastin e Kosovës, nëse zhvillimet politike çojnë drejt humbjes së kontrollit mbi disa territore, është e pritshme që veteranët e luftës dhe qytetarët që ndihen të kërcënuar të mobilizohen për të mbrojtur atdheun. Ata mund të organizohen në formacione paraushtarake, që do të duhej të sistemoheshin nën komandën e përbashkët të FAK (Forca e Armatosur e Kosovës).

Të ngjashme