Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën në një postim në rrjetin social X, raporton Ekonomia Online.
Në mesazhin e tij, Hoxhaj thekson se lufta në Ukrainë nuk është vetëm për fatin e këtij vendi, por për të ardhmen e çdo shteti të lirë dhe të pavarur në Evropë dhe më gjerë.
Ai gjithashtu bën thirrje për ndalimin e agresionit rus, duke e konsideruar atë një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Qëndrojmë fuqishëm me Ukrainën, sepse nuk është vetëm fati i saj në rrezik, por i çdo kombi të lirë dhe të pavarur në Evropë dhe më gjerë! Rusia duhet të ndalohet!”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i tij vjen në 3 vjetorin e sulmeve të para të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat vazhdojnë të jenë një nga çështjet kryesore të politikës globale, me shumë shtete dhe liderë që shprehin shqetësimin e tyre për ndikimin e saj afatgjatë në rendin ndërkombëtar.